Njoftime

Njoftime

EXTRAMARKET ju prezanton kartat e klientit.

Promocioni me dhurata’ do të zhvillohet në të gjitha pikat e shitjes EXTRAMARKET.
Për të marrë pjesë në promocionin me dhuratat është e domosdoshme pajisja me kartë EXTRAMARKET.
Pajisja me kartë realizohet falas duke plotësuar formularin në çdo njësi EXTRAMARKET. Për çdo humbje të kartës klienti duhet të pagujë një tarifë prej 100 lekë për tu pajisur me kartë të re me pikët aktuale. Në momentin qe klienti nuk dëshiron të paguaj tarifën për kartën sistemi jonë bën zerimin e pikëve nga karta e vjetër.

KARTA EXTRA ËSHTË PERSONALE.
SISTEMI JONË NUK LEJON BASHKIMIN E PIKËVE PËR KARTA TË NDRYSHME.

Për të marrë pjesë në promocion çdo klient duhet thjeshtë të prezantojë kartën e besnikërisë në çdo blerje nëmomentin e pagesës në të gjitha njësitë EXTRAMARKET. Mekanizmi I mbledhjes së pikëve parashikon;
1 pikë për çdo 100 Lekë të shpenzuar dhe shumëfishat e tij (përshëmbull: nëse shpenzon 200Lekë përfiton 2 pikë).

Për të përfituar dhuratat do tëjetë e mjaftueshme që të keni grumbulluar numrin e mjaftueshëm të pikëve të publikuara në katalogun e dhuratave dhe të depozitoni kërkesën për përfitimin e dhuratave brënda periudhës së promocionit. Me përfundimin e promocionit sistemi do të zerojë pikët nga kartajuaj.
Për të prenotuar dhuratën tuaj duhet të paraqiteni tek pika EXTRAMARKET më e afërt me një mjet identifikimi dhe kartën EXTRA.
Operatori do të kontrollojë pikët e grumbulluara dhe do t’ju pajisë me një kopje të formularit të kërkesës për dhuratën (të dhënat personale, datën, dhuratën e kërkuar). Në këtë moment pikët e vlerës së dhuaratës do të shkarkohen nga totali i pikëve të kartës së besnikërisë.
Për të tërhequr dhuratën duhet domosdoshmërisht të paraqitet formulari i kërkesës së dhuratës. Nga operatori do t’ju kërkohet një firmë për lëvrimin në momentin e dorëzimit të dhuratës.
Pjesëmarrësit në këtë promocion nuk kanë të drejtë të kërkojnë dhurata të ndryshme nga ato të paraqiturat në katalogun e dhuratave. Dhuratat nuk janë të konvertueshme në para. Në pamundësi për të dorëzuar dhuratat e paraqitura në katalog (për mungesë të mallit apo për avancim teknologjik) EXTRAMARKET impenjohet të zëvëndësojë dhuratën me një produkt me të njëjtën vlerë, pa asnjë kosto shtesë për klientin.

 

Per me Teper Info kontaktoni