Karta familjare

EXTRAMARKET ju prezanton
KARTAT FAMILJARE me të cilën çdo familje pajiset me 3 karta të njëjta të cilat do të identifikohen nëpërmjet shenjave dalluese:

3gh

Makina është karta kryesore e cila do të shërbejë si për identifikim ashtu edhe për tërheqjen e dhuratave.

Periudha e promocionit
1 MAJ 2014 – 30 PRILL 2015

“Promocioni me dhurata” do të zhvillohet në të gjitha pikat e shitjes EXTRAMARKET.
Për të marrë pjesë në promocionin me dhuratat është e domosdoshme pajisja me kartë EXTRAMARKET. Pajisja me kartë realizohet plotësisht falas duke plotësuar formularin në çdo njësi EXTRAMARKET.
Për çdo humbje të kartës kryesore karta dhe pikët e saj do të quhen të pavlefshme, klienti duhet të paraqitet për tu pajisur me kartë të re.
* Për të marrë pjesë në promocion çdo pjesëtar duhet thjeshtë të prezantojë kartën e besnikerisë në çdo blerje në momentin e pagesës në të gjitha njesitë EXTRAMARKET. Mekanizmi i mbledhjes së pikëve parashikon: 1 pikë për çdo 100 Lekë të shpenzuara dhe shumëfishat e tij (psh: nëse shpenzohen 200 Lekë, perfiton 2 pikë).
* Për të përfituar dhuratat do të jetë e mjaftueshme që të keni grumbulluar numrin e mjaftueshëm të pikëve të publikuara në katalogun e dhuratave dhe të depozitoni kërkesën për përfitimin e dhuratës brenda periudhës së promocionit
1 MAJ 2014 – 30 PRILL 2015.
* Për të kërkuar dhuratat do të jetë e mjaftueshme të paraqiteni tek pika EXTRAMARKET më e afërt me një mjet identifikimi dhe kartën kryesore.
* Operatori do të kontrollojë pikët e grumbulluara dhe do t’ju pajisë me një kopje të formularit të kërkesës për dhuratën (të dhënat personale, datën, dhuratën e kërkuar). Në këtë moment pikët e vlerës së dhuratës do të shkarkohen nga totali i pikëve të kartëses së besnikerisë.
* Dhurata do të dorëzohet në të njejtën pikë shitje 10-30 ditë pas depozitimit të kërkesës. Për të tërhequr dhuratën duhet domosdoshmërisht të paraqitet formulari i kërkesës së dhuratës. Nga operatori do t’ju kërkohet një firmë për lëvrimin në momentin e dorëzimit të dhuratës.
* Në pamundësi për të dorëzuar dhuratat e paraqitura në katalog (për mungesë të mallit apo për avancim teknologjik) EXTRAMARKET impenjohet të zëvendësojë dhuratën me një produkt me të njejtën vlerë, pa asnjë kosto shtesë për klientin. Pjesëmarrësit në këtë promocion nuk kanë të drejtën të kërkojnë dhurata të ndryshme nga ato të paraqitura në katalogun e dhuratave. Dhuratat nuk janë të konvertueshme në para.

Për çdo kërkesë informacioni pjesëmarrësit mund t’i drejtohen pikave të shitjes EXTRAMARKET dhe web site-it
www.extramarket.al.
Për çdo informacion apo ankesë mund të shkruajnë tek
info@extramarket.al