Rreth Nesh

EXTRAMARKET shpk u krijua në vitin 1994 dhe u zhvillua me kalimin e viteve në sajë të një drejtimi të mirë. Tashmë me një eksperiencë 20 vjeçare, ushtron aktivitetin e saj import-eksport, tregtim artikuj ushqimorë dhe kozmetikë me qendër në Durrës.

Kompania EXTRAMARKET zotëron gjashtë supermarkete me sipërfaqe të konsiderueshme, një magazine Cash & Carry dhe makina distributore për të gjithë territorin e Shqipërisë.

Kompania i ofron klientëve të saj një shërbim cilësor, gamë të gjerë produktesh të markave të ndryshme, çmime të arsyeshme, shpejtësi dhe fleksibilitet.

Extramarket është lider në aktivitetin e supermarketeve në Durrës duke qënë kompania më e përzgjedhur nga konsumatorët.